Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futboll, Kosova U19 në finale të turneut “Roma Caput Mundi”

Përfaqësuesja U19 e Kosovës ka arritur në finale të turneut “Roma Caput Mundi”, ka njoftuar të enjten Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Në turneun që po mbahet në Romë, ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi Ramiz Krasniqi e ka fituar ndeshjen e tretë ndaj Greqisë, që ishte edhe e fundit në grup.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dardanët” e rinj, triumfuan me rezultatin 3:1 pas penalltive pasi koha e rregullt e ndeshjes përfundoi pa gola. Për Kosovën, kjo ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje të luajtura në këtë turne.

Më herët, mposhti ekipin Italia LND (3:1) dhe Abbruzzos (5:4 pas penalltive).

Në finale, Kosova do të përballet me skuadrën e Lazios, ndeshje që luhet të premten prej orës 10:00.

Kosova U19 është kampione në fuqi e këtij turneu.