Vesel Demaku ka kontribuar me një asistim në fitoren e Austria Vjenës në udhëtim ndaj Austria Klagenfurtit me rezultatin 2:1.
Ai asistoi në golin e fitores të shënuar në minutën e 85-të, një minutë pasi u inkuadrua në fushë në ndeshjen e parafundit të Bundesligës së Austrisë, të zhvilluar të dielën. Futbollisti kosovar nga sezoni i ardhshëm do të paraqitet me fanellën e Sturm Grazit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAustria Vjenës zë vendin e tretë me 26 pikë, kurse Klagenfurti në pozitën e gjashtë me 20 pikë.