Sport

Dominim i lehtë i Cityt në pjesën e parë

Manchester City ka pasur dominim të lehtë në pjesën e parë të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

City pati disa tentime më shumë se Reali për gol në pjesën e parë që u mbyllë pa gola të mërkurën në Madrid.

Portieri i Realit, Thibaut Courtois priti disa gjuajtje të futbollistëve të klubit anglez.

Ndeshja e parë në Manchester, ka përfunduar 4:3 për Cityn.