Manchester Unitedi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Frenkie de Jong, raporton “Daily Mail” të hënën.
Mësohet se është trajneri i ri i Unitedit, Erik ten Hag, ai që po insiston në transferimin e De Jongut në verë. Mesfushori 24-vjeçar ka gjasa të largohet nga Barcelona, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2026. Kartoni i tij vlerësohet rreth 70 milionë euro dhe Unitedi po përgatit ofertën për ta bindur Barcelonën për lirimin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDe Jong ka katër gola e pesë asistime këtë edicion për Barcelonën, ndërsa po kërkohet edhe nga skuadra e Juventusit.