Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, raportohet se është përfshirë në një aksident automobilistik përpara ndeshjes të së martës në Premier Ligë me Liverpoolin.
Aksidenti me një Porsche raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e së hënës, por aktualisht nuk dihet nëse Fernandes ishte shoferi apo pasagjeri në automjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas “The Mirror”, Fernandes dhe pasagjerët e tjerë nuk kanë pësuar lëndime serioze. Man. United ende nuk ka komentuar për këtë çështje.
Raporti shton se reprezentuesi portugez pritet të paraqitet për stërvitje në Carrington më vonë të hënën dhe për këtë arsye mund të jetë i disponueshëm për udhëtimin në “Anfield Road”. /ksp