Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, ka thënë se skuadra spanjolle do të synojë ta përmbysë rezultatin në ndeshjen e kthimit.
Atletico humbi 1:0 nga Manchester City të martën mbrëma në “Etihad”. Ndeshja e kthimit është pas një jave në Madrid.
“Të gjithë e kemi ditur se do të jetë përvojë e komplikuar. Erdhëm për rezultat të mirë, por largohemi me humbje 1:0. Por ka ende shumë për të luajtur”, ka thënë Oblak.
“Ne jemi mbrojtur mirë gjatë ndeshjes, pos në rastin kur pranuam gol. City luan duke mbajtur topin në këmbë, por ne ishim të qetë gjatë gjithë kohës. Mbyllëm hapësirat dhe nuk mendoj se zëvendësimet e Cityt ndryshuan lojën. Ishte vetëm ai moment”, ka theksuar ai.