Sport

Leipzigu mposht me rezultat të thellë Dortmundin

Leipzigu ka fituar derbin ndaj Dortmundit të shtunën në “Signa Iduna Park” me rezultatin e thellë 4:1 në Bundesligë.

Skuadra e Leipzigut e nisi furishëm ndeshjen duke shënuar në minutën e 21-të me Konrad Laimer për 1:0.

Laimer realizoi edhe në minutën e 30-të për të dyfishuar rezultatin.

Loja e mirë e Leipzigut vazhdoi edhe në pjesën e dytë.

Në minutën e 58-të Christopher Nkunku shënoi për 3:0.

Dortmundi arriti të ngushtonte rezultatin në 3:1 me golin e shënuar nga Donyell Malen në minutën e 84-t.

Dani Olmo vulosi fitoren e Leipzigut në minutën e 86-të për 4:1.

Dortmundi pas kësaj humbjeje mban pozitën e dytë me 57 pikë. Leipzigu renditet në vendin e katërt me 48 sosh.