Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu fiton derbin ndaj Dortmundit

Leipzig ka fituar derbin e xhiros së 11-të të Bundesligas ndaj Borussia Dortmundit me rezultatin 2:1.

Në pjesën e parë vendasit në epërsi i kaloi sulmuesi Christopher Nkunku. Ai shënoi në minutën e 29-të për 1:0.

Në 45 minutat e dytë Dortmundi arriti të barazojë rezultatin.

Ishte Marco Reus që në minutën e 52-të shënoi për 1:1.

Por vendasve tri pikë në këtë përballje ia siguroi Yussuf Poulsen në minutën e 68-të me këtë gol të shënuar.

Deri në fund, Dortmundi tentoi të barazonte rezultatin, por nuk ia arriti falë mbrojtjes së mirë të vendasve.