Skuadra e Liverpoolit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Robert Lewandowski.
Polaku ka gjasa që të largohet nga Bayerni gjatë verës dhe ekipi nga Premier League është i gatshëm të bëjë ofertë për transferimin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLiverpooli po e sheh Lewandowskin si zëvendësim ideal për egjiptianin Mohamed Salah, i cili ende nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm për ta vazhduar kontratën që i skadon vitin e ardhshëm.
Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023, kurse edhe këtë edicion ka vazhduar me formë fantastike.
33-vjeçari ka realizuar 45 gola në 37 paraqitje për Bayernin në të gjitha garat.