Golden Eagle Ylli nuk ka pasur vështirësi për ta mposhtur Tiranën në xhiron e parafundit të pjesës së rregullt të Ligës Unike. Në duelin e luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, Ylli ka triumfuar me rezultatin 96:72.
Për Yllin, kjo është fitorja e 12-të në 13 ndeshje të luajtura këtë sezon në Ligën Unike, e cila e forcon në krye të tabelës me 25 pikë të mbledhura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, Tirana regjistroi humbjen e shtatë duke tubuar 19 pikë. Mikaile Tmushiq me 17 pikë të shënuara ishte më efikasi te Ylli, duke lënë pas vetes Henrik Shirkon (17) e Erjon Kastratin (15). Te Tirana, Julian Hamati e Endrit Hysenagolli realizuan nga 18 pikë secili, ndërsa Eldi Hysa shtoi 12 sosh.