Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të lehtë ndaj Teutës me rezultat 73:59, në ndeshjen e mbetur të xhiros së dhjetë në Ligën Unike
Vetëm fillimi i ndeshjes ishte i barabartë me skuadrën nga Suhareka që kishte epërsinë gjatë gjithë takimit.
Kampionët filluan të tregojnë fuqinë e tyre në çerekun e tretë, ku me kalimin e minutave rritën epërsinë, kurse rezultati në semafor pas 30 minuta ishte 54:45. Në dhjetë minutat e fundit sërish vendasit ishin më të mirë, duke triumfuar në fund 73:59. Ylli pas kësaj fitoreje është në pozitën e parë me 21 pikë, derisa Teuta në vendin e katërt me 17 sosh.
Te Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 17 pikë dhe Malcolm Grant me 16, kurse te Teuta, Tamas Bruce realizoi 13 pikë.