Sport

Gut-Behrami e treta në sllallomin e madh

Lara Gut-Behrami ka zënë vendin e tretë në disiplinën e sllallomit të madh më Lojërat Olimpike Dimërore "Pekini 2022".

Bashkëshortja e futbollistit shqiptar, Valon Behrami, u shpërblye me medaljen e bronztë, derisa para saj ishte suedezja Sara Hector me medaljen e artë e italiania Federica Brignone me atë të argjendtë.

Gut-Behrami është sportiste e pëlqyer nga skitarja kosovare Kiana Kryeziu. 17-vjeçarja ka deklaruar se bashkëshorten e futbollistit shqiptar e ka idhull.

LEXO EDHE: Skitarja Hector e artë në sllallomin e madh