Sport

Skitarja Hector fiton të artën në sllallomin e madh

Skitarja suedeze Sara Hector arriti një rezultat të jashtëzakonshëm duke fituar medaljen e artë në sllallomin e madh në Lojërat Olimpike të Pekinit të hënën. Kjo është fitorja e saj të parë individuale në një kampionat të madh.

29-vjeçarja Hector përfundoi dy lëshimet në shtegun e njohur si “Lumi i Akullit” në Qendrën e Skijimit Alpin në Yanqing në një kohë të kombinuar prej 1 minute e 55.69 sekonda.

Federica Brignone e Italisë (1:55.97) doli e dyta për ta fituar medaljen e argjendtë derisa zvicerania Lara Gut-Behrami (1:56.41) përfundoi e treta për ta rrëmbyer të bronztën. Tani, Gut-Behrami ka dy medalje të bronztë pas asat të fituar në LOD “Sochi 2014”.

LEXO EDHE: Nusja kosovare e treta në "Pekini 2022"