Sport

Qendra Pressley i bashkohet Rahovecit

Descriptive Text

Amerikani Jervon Pressley është përforcimi më i ri te KB Rahoveci. Klubi i Superligës së Kosovës në basketboll, e ka konfirmuar lojtarin e pozitës së qendrës të martën mbrëma.

Pressley (203 cm), së fundmi është paraqitur te skuadra elitare e Argjentinës, Union de Sante Fe ku në tetë ndeshje ka pasur një mesatare prej katër pikëve e tri kërcimeve.

Ai karrierë ka bërë edhe në Sllovaki, Finlandë, Ukrainë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Gjermani.

"Pressley te skuadra jonë vjen për të shtuar cilësi në trapez ku me eksperiencën e tij të jashtëzakonshme presim të kontribuojë për të ri ngritur skuadrën tonë drejtë sukseseve", thuhet në njoftimin e KB Rahovecit.