Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eriksen rikthehet në stërvitje me Ajaxin

Christian Eriksen ka filluar stërvitjet me ekipin e të rinjve të Ajaxit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi holandez. Vet lojtari është shprehur i lumtur që është rikthyer tek Ajaxi. Ai për katër vjet ka luajtur te Ajaxi kur për një vit ishte pjesë e ekipit U19. Me Ajaxin, Eriksen ka fituar tre tituj kampioni të Holandës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndihet si të kthehem në shtëpi. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Tek Ajaxi i njoh të gjithë dhe dua të stërvitem që të jap maksimumin”, deklaroi Eriksen.

29-vjeçari është në kërkim të një skuadre të re. Së fundmi danezi ka qenë në bisedime me ekipin anglez Brentfordit.