Borussia Dortmundi ka njoftuar se Erling Haaland ka pësuar lëndim muskulor në fitoren ndaj Hoffenheimit me rezultatin 3:2.
Sulmuesi norvegjez u largua nga loja në minutën e 63-të pasi kishte probleme me lëndimin.
Stafi mjekësor i klubit gjerman ka njoftuar se Haalandi po vuan nga problemet muskulore, të cilat kërkojnë trajtim dhe ekzaminime të mëtejshme në ditët në vijim.
Klubi gjerman nuk ka dhënë detaje se kur mund të rikthehet sulmuesi në fushë.
21-vjeçari në 14 ndeshje në Bundesligë, ka shënuar 16 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.