Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Insigne e barazon me gola Maradonan

Goli i shënuar kundër Salenitanas nga penalltia, e dërgoi Lorenzo Insignen në kuotën e 115 golave me Napolin.

Këtë numër të golave e kishte shënuar edhe legjenda e Napolit dhe futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kapiteni aktual i Napolit i bashkohet Diegos në vendin e katërt të golashënuesve më të mirë të skuadrës.

Lorenzo Insigne tani ka gjashtë gola më pak se Marek Hamshik në vendin e dytë.

Dries Mertens është në vendin e parë në këtë listë me 144 golave.

Insigne ka shënuar 90 gola në Serie A, 8 gola në Kupën e Italisë dhe 17 gola në gara evropiane.