Sport

Bayern Munichu kontakton menaxherin e De Jongut

Bayern Munichu ka kontaktuar me agjentin e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong, raporton “Marca” të dielën.

Te kampioni gjerman synojnë të nënshkruajnë marrëveshje me 24-vjeçarin këtë muaj. Por nëse nuk ia dalin, drejtuesit e Bayernit do të presin deri në verë.

De Jong ka kontratë me Barçën deri në vitin 2024. Megjithatë, nuk është e qartë nëse klubi spanjoll do të konsiderojë shitjen e tij këtë vit.

Krerët e klubit “bavarez” do të dërgojnë një ofertë për mesfushorin holandez.

Raportohet se Barcelona mund ta shesë mesfushorin në rast të ndonjë oferte të majme.