Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Broja dhe Southamptoni ndalin Manchester Cityn

Southamptoni ka arritur të marrë një pikë të rëndësishme duke luajtur baras me Manchester Cityn 1:1.

Në këtë ndeshje të dyja ekipet kishin mundësi të mira shënimi të cilat nuk i konkretizonin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Southamptonin, 90 minuta në këtë ndeshje luajti sulmuesi shqiptar Armando Broja.

Sulmuesi i talentuar arriti të shënojë një gol në këtë takim, por që u anulua për pozicion jashtë loje.

Të parët në epërsi kaluan nikoqirët në minutën e shtatë me golin e bukur të shënuar nga Kyle Walker-Peters.

Me epërsi prej 1:0 në të mirë të Southamptonit u mbyll pjesa e parë.

Për Cityn barazoi mbrojtësi Aymeric Laporte në minutën e 65-të për 1:1.

Deri në fund City shtoi presionin, por nuk arriti të realizojë.

Pas këtij barazimi, Manchester City është lider në Premier League me 57 pikë. Southamptoni renditet në vendin e 12-të me 25 pikë.