Fitorja më e madhe në histori për Malin e Zi është vlerësuar ajo ndaj Sllovenisë, e arritur të hënën mbrëma në kuadër të Kampionatit Evropian të hendbollit. Mali i Zi fitoi me shifrat 33:32, ndërsa portieri Nebojsha Simiq bëri pritje vendimtare në fund.
Mali i Zi përfundoi i dyti në grupin A me 4 pikë dhe avancon në raundin kryesor, “Main Round”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSllovenia përfundoi e treta dhe eliminohet. E eliminuar është edhe Maqedonia e Veriut, që prej orës 20:30 takohet me Danimarkën, fituesen e grupit.
Në eliminatore për Euro 2022, Mali i Zi luajti dy ndeshje të forta me Kosovën. Ndërkohë me Kosovën është dashur të luhet edhe një ndeshje përgatitore në dhjetor, por që është anuluar për shkak të rasteve me koronavirus.