Mali i Zi është kualifikuar në Kampionatin Botëror të hendbollit që mbahet vitin e ardhshëm. Në duelin vendimtar për Botëror, Mali i Zi e kaloi Greqinë, me të cilën Kosova ishte takuar në kualifikimet e mëhershme për këtë Botëror dhe ishte mbajtur mirë në të dy ndeshjet.
Në shtëpi, Greqia kishte fituar 25:23, më 13 prill.
Ndërkohë të dielën mbrëma në Podgoricë, në sallën e stërmbushur me shikues dhe në atmosferë të zjarrtë, Mali i Zi fitoi me shifrat 33:25 dhe kështu siguroi biletën për Botëror. Me Malin e Zi, Kosova takohet në kualifikimet për Euro 2024.
Ndeshja ishte e fortë dhe shumë e luftuar. Por vendasit të nxitur nga rreth 6000 shikues, kanë shfaqur më shumë dhe në fund realizuan synimin. Pas ndeshjes ka pasur festë të madhe në palestër.