Përfaqësuesja e Çekisë të premten mbrëma në shtëpi e ka mposhtur Malin e Zi me rezultatin 2:0. Ndeshja i takoi kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet në vitin 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Adam Hlozek realizoi për 1:0 në minutën e 23-të. Golin e fundit e shënoi Patrik Schick në minutën e 65-të.
Te Mali i Zi deri në minutën e 62-të u paraqit Edvin Kuç. Në bankën e rezervistëve ishte Driton Camaj.
Për Çekinë kjo ishte ndeshja e tretë kualifikuese. I prin Grupit L me nëntë pikë.
Së bashku me Çekinë dhe Malin e Zi është edhe Kroacia, Ishujt Faroe dhe Gjibraltari.