Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mali i Zi mposht Serbinë me gol të sekondës së fundit

Mali i Zi e ka mposhtur Serbinë në Kampionatin Evropian të hendbollit. Të martën mbrëma në Munih, Mali i Zi fitoi me rezultatin 30:29. Golin e fitores e shënoi Nemanja Grboviq në sekondën e fundit të ndeshjes.

Ndeshja ishte dramatike dhe me fund të jashtëzakonshëm. Lojtarët e Malit të Zi kishin gjashtë sekonda për aksionin vendimtar. Nga topi i kthyer prej portierit, përfitoi Grboviq që goditi saktë për fitoren e madhe.

Mali i Zi përfundoi i treti në grup me dy pikë. Serbia renditet e fundit në Grupin C me një pikë. Nga ky grup në fazën e dytë kanë avancuar Hungaria dhe Islanda.