Mesfushori Tanguy Ndombele dëshiron të largohet nga Tottenhami këtë muaj, raporton “The Athletic”.
Bëhet e ditur se francezi do të bëjë presion për tu larguar para se të mbyllet afati kalimtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdombele ishte titullar në fitoren e Tottenhamit ndaj Morecambes 3:1 në kuadër të Kupës së Anglisë.
Në total me skuadrën angleze është paraqitur në 16 ndeshje ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë edhe një asistim.
Interesimin më të madh për 25-vjeçarin e ka shfaqur Roma. Lojtari pëlqehet nga trajneri Jose Mourinho i cili e ka pasur lojtar te Tottenhami.