Sulmuesi Nicolo Zaniolo do të largohet nga skuadra e Romas.
Mediumet italiane kanë shkruar të martën se Roma do ta nxjerrë në shitje Zaniolon në fund të këtij edicioni pasi italiani ka refuzuar rinovimin e kontratës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo22-vjeçari ka kontratë me Roman deri në vitin 2024 dhe ekipi nga Serie A për ta lënë të lirë po kërkon rreth 50 milionë euro. Ai këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë po aq asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat. Zaniolo u transferua te Roma në vitin 2018 nga Interi, ndërsa ka edhe tetë ndeshje e dy gola të shënuar me Përfaqësuesen e Italisë.