Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi luan ndaj Prishtinës në Lipjan

Ekipi i Llapit ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor si vendas kundër Prishtinës, do të luajë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Kështu, ka vendosur Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për shkak se fusha e stadiumit në Merdare, ku Llapi deri më tani i ka luajtur ndeshjet, është vlerësuar si e papërshtatshme për lojë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dueli mes Llapit dhe Prishtinës, do të zhvillohet të shtunën prej orës 13:00 dhe i takon xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Aktualisht, Llapi zë vendin e katërt në tabelë me 26 pikë të mbledhura, dy më shumë se Prishtina që është e pesta.