Qendërmbrojtësi Antonio Ruediger pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Real Madridit për sezonin e ardhshëm.
Mediumet e huaja, kanë raportuar të mërkurën se Ruediger në parim ka arritur marrëveshje me Realin dhe në janar do të firmos parakontratë, përpara se t’i bashkohet në fund të sezonit si lojtar i lirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThuhet se Ruediger tashmë e ka njoftuar Chelsean për vendimin e tij dhe arsyen e refuzimit të rinovimit të kontratës që i skadon verën tjetër.
28-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2017 kurse këtë sezon ka dy gola e dy asistime në 20 ndeshje në të gjitha garat.