Liverpooli po shpreson që interesimi i madh i Chelseat, Manchester Unitedit e Manchester Cityt për Erling Haalandin, do t’ua hap atyre rrugën për ta transferuar lojtarin tjetër të Dortmundit, Jude Bellingham.
“Mirror” shkruan se drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm të ofrojnë 90 milionë funte për Bellinghamin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo shifër do të ishte rekord për Liverpoolin sa i përket transferimeve të futbollistëve.
18-vjeçari është pjesë e Dortmundit që nga vera e vitit 2020, kur ishte transferuar nga Birminghami për 23 milionë euro.
Këtë sezon, mesfushori anglez ka tetë asistime dhe tri gola të shënuara në 21 paraqitje për Dortmundin.