Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi nuk heq dorë nga De Jongu

De Jong

Manchester Unitedi po kërkon të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas “Daily Star” trajneri gjerman, Ralf Rangnick, është duke e kërkuar mesfushorin e Barcelonës, Frankie De Jong.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri Rangnick thuhet se u ka bërë me dije krerëve të klubit se e sheh holandezin si përforcim ideal.

De Jongu po shihet si zëvendësues i Paul Pogbas që do të largohet si futbollist i lirë nga Manchester Unitedi.

Barcelona për ta liruar De Jongun po kërkon së paku 90 milionë euro.