Milani ka fituar të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 15-të në elitën e futbollit të Italisë. “Rossonerët” triumfuan në udhëtim te Genoa me rezultatin 3:0.
Pas 15 ndeshjeve, Milani ka 35 pikë, një më pak se Napoli, ndërsa Genoa mbetet në pozitën e 18-të me 10 pikë. Në fitoren e parë pas katër ndeshjeve në Serie A, kontribut të madh dha Junior Messias me dy gola, ndërsa Zlatan Ibrahimoviq realizoi një tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt, sulmuesi suedez Ibrahimoviq shënoi gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 10-të për epërsinë e parë. Në minutën e dytë të kohës shtesë në pjesën e parë, Messias realizoi për pushimin e qetë prej dy golave të Milanit.
Messias golin e dytë personal dhe të tretin për vizitorët e shënoi pas një ore lojë. Në vitin 2021, Milani e arriti fitoren e 16-të. Është rekordi i dytë më i mirë në historinë e Serisë A italiane. Ishte ndeshja e parë që Andriy Shevchenko si trajner i Genoas, përballet me ish-skuadrën, Milanin.