Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reyna kthehet në stërvitje te Dortmundi, i gatshëm për Bayernin

Mesfushori amerikan Gio Reyna është kthyer në stërvitje te skuadra e Borussia Dortmundit pas gati tre muajve pauzë për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës së djathtë.

Skuadra e Dortmundit ka njoftuar se 19-vjeçari po stërvitet me pjesën e ekipit dhe ka gjasa që të përfshihet për ndeshjen derbi të Bundesligës ndaj Bayernit, që luhet këtë të shtunë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Reyna u pat lënduar më 2 shtator dhe deri më tani i ka munguar Dortmundit në dhjetë ndeshje kampionale, pesë të Ligës së Kampionëve dhe një në kuadër të Kupës së Gjermanisë.