Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Danimarkës.
Basketbollisti i Pejës thotë se motivimi ka qenë i madh para ndeshjes me danezët. Kosova fitoi 78:73, të dielën mbrëma në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mbrojtja dhe atmosfera në ekip e kanë fituar takimin. Kemi qenë të dëshpëruar pas humbjes me Norvegjinë. Por pas asaj disfate jemi bashkuar edhe më shumë dhe kemi luajtur si ekip. Kemi bërë mbrojtje të fortë dhe kemi luftuar deri në fund. Kjo është arsyeja që e kemi fituar ndeshjen. I përgëzoi lojtarët dhe tifozët të cilët na kanë ndihmuar ta fitojmë këtë ndeshje”, deklaroi Berisha.