Liverpooli ka shënuar fitore të thellë në shtëpi të shtunën duke e mposhtur Southamptonin me rezultatin 4:0.
Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp vazhdon të mbajë hapin për kreun e tabelës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesa e parë e ndeshjes u dominua nga vendasit. Në minutën e dytë Diego Jota kaloi në epërsi nikoqirët pas një aksioni të bukur për 1:0.
Sulmuesi portugez, Jota golin e dytë e shënoi në minutën e 32-të për 2:0.
Deri në fund të pjesë së parë Liverpool shënoi edhe një herë. Kësaj radhe mesfushori Thiago realizoi për 3:0.
Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me të parën. Në minutën e 52-të Virgil Van Dijk shënoi për 4:0.
Në këtë takim nga minuta e parë u paraqit sulmuesi shqiptar, Armando Broja.
Me këtë fitore, Liverpool ka 28 pikë derisa Southamptoni 14 sosh.