Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli fiton ndaj Southamptonit, titulli vendoset në xhiron e fundit

Liverpooli ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Southamptoni, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 37-të të Premier Leagues.

Me fitoren 2:1 skuadra e drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp ka mbajtur hapin në garë për titullin e kampionit.

Armando Broja luajti 82 minuta për Southamptonin në këtë takim.

Të parët shënuan vendasit me Nathan Redmond në minutën e 13-të.

Liverpooli barazoi me Takumi Minaminon në minutën e 27-të.

Golin e fitores e realizoi Joel Matip në minutën e 72-të.

Edhe Liverpool fiton bindshëm ndaj Southamptonit Sport Liverpool fiton bindshëm ndaj Southamptonit

Me këtë fitore Liverpooli mbanë pozitën e dytë me 89 pikë, një më pak se Manchester City.

Në xhiron e fundit, Manchester City e pret Aston Villan, derisa Liverpooli do të jetë nikoqir i Wolverhamptonit.