Nedim Bajrami ishte zëvendësimi i qëlluar i trajnerit të Empolit në pjesën e dytë.
Reprezentuesi i Shqipërisë u inkuadrua në lojë në minutën e 58-të, ndërsa Empoli në fund e përmbysi rezultatin ndaj Fiorentinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEmpoli fitoi me rezultatin 2:1 të shtunën në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A dhe dy golat që u shënuan në minutën e 87-të nga zëvendësuesi tjetër Filippo Bandinelli, dhe tjetri në minutën e 89-të nga Andrea Pinamonti, erdhën pas harkimeve të mesfushorit 22-vjeçar, Bajramit.
Tek Empoli në bankën rezervë ishin portieri Samir Ujkani dhe qendërmbrojtësi Ardian Ismajli.
Empoli me këtë fitore shkon në kuotën e 19 pikëve në tabelë pas 14 ndeshjeve të luajtura, kurse Fiorentina ka 21 pikë.