Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah arrin marrëveshje për kontratën e re

Sulmuesi Mohamed Salah ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për kontratën e re. Mediumet angleze kanë njoftuar të martën se zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje, do të bëhet brenda këtij muaji. Salah është pajtuar me kushtet që i ka ofruar klubi për ta firmosur kontratën deri në verën e vitit 2025. Me kontratën e re, Salah do të ketë pagë javore deri në 500 mijë euro.

Te Liverpooli, kanë dashur ta mbajnë sulmuesin me çdo kusht në “Anfield Road” edhe për një periudhë më të madhe pasi është njëri prej lojtarëve kryesor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Salah 29-vjeçar iu bashkua ekipit anglez në vitin 2017 dhe kontrata aktuale i skadon në vitin 2023. Këtë sezon ai ka shënuar 16 gola në po aq paraqitje në të gjitha ndeshjet, si dhe ka bërë gjashtë asistime.