Mohamed Salah ka arritur marrëveshje në parim me Liverpoolin për rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm, shkruan “Football Insider”.
Liverpooli ka plotësuar kërkesat e sulmuesit egjiptian për pagë javore prej 480 mijë eurosh. Me këtë pagë, Salah do të bëhet dukshëm lojtari më i paguar në ekip.
Salah do ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2025, që pritet të zyrtarizohet së shpejti. 29-vjeçari këtë sezon ka 28 gola e 11 asistime në 40 paraqitje në të gjitha garat. Ai është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017.
Artikuj të ngjashëm