Sulmuesi Mohamed Salah pritet të firmos kontratë të re me Liverpoolin, ka raportuar “The Athletic” të enjten. Mësohet se Salah tashmë ka nisur negociatat me krerët e klubit dhe marrëveshja pritet të mbyllet me sukses gjatë këtij muaji.
Kontrata aktuale e tij me Liverpoolin skadon në vitin 2023 kurse me kontratën e re, Salah do të jetë pjesë e ekipit deri në vitin 2025. Gjithashtu, edhe paga e tij do të rritet nga 230 në 260 mijë euro në javë. 29-vjeçari është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Roma dhe deri më tani, ai ka shënuar 126 gola dhe ka bërë 49 asistime në 204 ndeshje.