Starti i dobët i Barcelonës këtë sezon ka vazhduar me disfatë 1:0 nga Rayo Vallecano. Vallecano shënoi fitoren e pestë rresht në shtëpi, në elitën e futbollit spanjoll.
Takimi i zhvilluar të mërkurën ndërmjet Vallecanos dhe Barcelonës në kuadër të xhiros së 11-të në La Liga, përfundoi 1:0 në të mirë të vendësve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e vetëm e shënoi sulmuesi kolumbian Radamel Falcao në minutën e 30-të.
Barcelona pati mundësinë t’i barazonte shifrat në pjesën e dytë, por Memphis Depay gaboi nga pika e bardhë në minutën e 72-të.
Pas 11 ndeshjeve, Vallecano ka 19 pikë, derisa Barcelona mbetet prapa me 15 pikë.