Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane refuzon skuadrën nga Premier League

Zinedine Zidane

Zinedine Zidane nuk ka asnjë interes të marrë drejtimin e skuadrës së Manchester Unitedit, pavarësisht se është i lidhur me një kalim në “Old Trafford”, raporton “Mundo Deportivo”.

Ish-trajneri i Real Madridit është një nga emrat e shpallur si një zëvendësues i mundshëm i Ole Gunnar Solskjaerit, pozicioni i të cilit është gjithnjë e më i pasigurt pas humbjes së thellë 5:0 të dielën nga Liverpool.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sidoqoftë, Zidane thuhet se nuk dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës nga Premier League. Trajneri francez thuhet se mund të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Francës.