Ish-trajneri i Interit, Antonio Conte ka gjasa të mëdha që ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit.
Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se Conte është favorit për ta zëvendësuar trajnerin norvegjez pas rezultateve të dobëta.
Unitedi i ka fituar vetëm dy prej shtatë ndeshjeve të fundit dhe drejtuesit e klubit aspak nuk janë të kënaqur me këtë ecuri të rezultateve.
Conte, aktualisht është i papunë dhe te Unitedi po shihet si zgjidhje e duhur për postin e trajnerit. Solskjaer ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2024.