Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Isak ia siguron Liverpoolit fitoren e vështirë

Alexander Isak

Sulmuesi Alexander Isak ka shënuar tjetër gol për Liverpoolin në fillim të këtij sezoni. 

Sulmuesi suedez ishte shënuesi i golit të vetëm me të cilin Liverpooli i fitoi pikët e plota në udhëtimin e vështirë te Bournemouthi. 

Isak realizoi në minutën e 57-të për 1:0, rezultat i cili nuk ndryshoi deri në fund. 

Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Premier Leagues angleze, ndërsa ishte e veçantë për trajnerin Andoni Iraola. 

Tekniku spanjoll i Liverpoolit, Iraola, pati suksese me Bournemouthin në të kaluarën. Por pas përfundimit të sezonit të kaluar, vendosi ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe angleze. 

Edhe Liverpooli shënon fitoren e parë në Premier League Futboll Liverpooli shënon fitoren e parë në Premier League

Liverpooli pas pesë ndeshjeve ka nëntë pikë, ndërsa Bournemouthi mbetet me tri pikë.

Ndeshja mes Leeds Unitedit dhe Crystal Palacet përfundoi 0:0.