Barcelona do të përpiqet ta bindë yllin e Lepzigut, Dani Olmo t’i bashkohet gjatë afatit kalimtar të janarit, ka njoftuar të hënën “El Nacional”.
Barça ka provuar ta transferojë edhe gjatë verës së këtij viti, por marrëveshja dështoi. Olmo është sërish në vëmendjen e Barcelonës.
Futbollisti spanjoll ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës, por u largua në vitin 2014 në drejtim të Dinamo Zagrebit. Nga Dinamo në janar të vitit 2020 u transferua te Lepzigu. Me skuadrën gjermane 23-vjeçari ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.