Sport

Osimhen ia siguron Napolit fitoren e tetë rresht

Sulmuesi në top-formë, Victor Osimhen, ia ka siguruar fitoren Napolit kundër Torinos me rezultatin 1:0.

Osimhen realizoi me kokë në minutën e 81-të. Për 22-vjeçarin nga Nigeria ishte goli i pestë në këtë kampionat.

Ndërkaq për Napolin ishte fitorja e tetë rresht në Serie A këtë sezon dhe me 24 pikë, zë vendin e parë.

Ka dy pikë më shumë se Milani. Torino renditet në vendin e 12-të me tetë pikë.

Ekipit napolitan në këtë ndeshje iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, kurse në minutën e 27-të, Lorenzo Insigne humbi penalltinë.

Te Napoli, titullar ishte Amir Rrahmani, i cili luajtur gjatë gjithë ndeshjes.

Ndërkaq te Torino rezervistë ishin portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda.