Paris Saint-Germaini ka mposhtur me përmbysje të rezultatit, Angersin, 2:1.
Tri pikë në këtë përballje Parisit ia siguroi ylli Kylian Mbappe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja nisi më mirë për mysafirët që shënuan në minutën e 36-të me Angelo Fulgini. Me rezultatin 1:0 u mbyll pjesa e parë. Paris Saint-Germaini përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, duke i realizuar dy gola. Fillimisht Danilo barazoi rezultatin me një gol me kokë në minutën e 69-të, të cilin e shënoi nga një asistim i Mbappes. Sulmuesi Mbappe shënoi golin e fitores në minutën e 87-të. Ai realizoi nga pika e bardhë për 2:1.
Me këtë fitore të arritur të premten, PSG-ja ka 27 pikë. Ka fituar nëntë prej dhjetë ndeshjeve të deritashme në Ligue 1 të Francës.