Sport

Lewandowski mund t’i bashkohet Cityt

Foto: FC Bayern / Facebook

Sulmuesi polak Robert Lewandowski ka gjasa të mëdha që të largohet nga Bayerni në fund të këtij sezoni dhe të transferohet te skuadra e Manchester Cityt.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi ka pranuar se klienti i tij mund të jetë pjesë e kampionit të Anglisë për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023 por është i gatshëm të largohet nga bavarezët për një aventurë tjetër në karrierë.

Këtë edicion, Lewandowski ka shënuar 13 gola në dhjetë paraqitje për Bayernin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2014 si lojtar i lirë.