Mesfushori francez Aurelien Tchouameni mund të largohet nga skuadra e Monacos në fund të këtij edicioni, kanë njoftuar të mërkurën mediumet e huaja.
Për ta lënë të lirë mesfushorin, i cili po kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha të Evropës, Monaco po kërkon 60 milionë euro dëmshpërblim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTchouameni është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në Ligue 1 si dhe pjesë e Përfaqësueses së Francës. 21-vjeçari iu bashkua Monacos vitin e shkuar nga Bordeauxi dhe ka kontratë deri në vitin 2024.
Këtë sezon, Tchouameni ka shënuar dy gola në 15 ndeshje në të gjitha garat. Interesim për shërbimet e francezit, tashmë kanë treguar Chelsea, Manchester City, Juventusi e Real Madridi.