Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thill shkruan histori

Mesfushori Sebastien Thill ka shënuar golin e fitores për Sheriff Tiraspolin ndaj Real Madridit.

Sheriffi moldav fitoi 2:1 në Santiago Bernabeu, për njërën prej befasive më të mëdha në histori të Ligës së Kampionëve. Sheriffi tashmë udhëheq në grup me 6 pikë. E kishte fituar edhe ndeshjen e parë ndaj Shakhtarit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pos që ka siguruar fitoren historike të Sheriffit, Thill është bërë lojtari i parë nga Luksemburgu që ka shënuar gol në fazën grupore të Ligës së Kampionëve apo në fazat e mëvonshme të garës elitare për klube.