Mesfushori Valon Berisha nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Reimsit në kuadër të kampionatit francez. Berisha nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi i pësuar në mesjavë dhe është i detyruar të pushojë pak më gjatë.
Ai u detyrua që në ndeshjen e fundit ta lëshojë fushën në minutën e tetë, shkaku i lëndimit që e pësoi në këmbë. Kështu që, 28-vjeçari nuk do të jetë në fushë ndaj Nantesit në kuadër të xhiros së tetë dhe lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri i Reimsit, Oscar Garcia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Remisi do të mungojë shkaku i lëndimit edhe Arbër Zeneli.