Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valencia e gatshme për ta befasuar Realin

Real Madridi do të synojë të mbetet lider në La Liga edhe pas xhiros së pestë. “Mbretërit” janë në një seri pozitive dhe nuk dinë për humbje këtë sezon në kampionatin spanjoll.

Skuadrën e udhëhequr nga trajneri, Carlo Ancelotti e pret një test i vështirë të dielën në “Mestalla” ndaj Valencias.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Reali deri më tani, ka tubuar dhjetë pikë, sa i ka edhe Valencia që zë vendin e dytë në tabelë pas startit të mirë këtë sezon. Edicionin e shkuar, Real Madridi kishte pësuar humbje të thellë në udhëtim te Valencia me rezultatin 4:1.

E fitoren në shtëpi, do ta kërkojë edhe kampioni në fuqi, Atletico Madridi. Atletico do të ketë një punë të vështirë pasi do të luajë kundër Athletic Bilbaos.

Barcelona të hënën në “Camp Nou” llogaritet favorite përballë skuadrës së Granadas. Barça do të kërkojë të kthehet te fitorja pas humbjes 3:0 që në mesjavë e pësoi në Champions nga Bayerni. Katalunasit kanë shtatë pikë të mbledhura deri më tani dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Granada ende nuk di për fitore këtë edicion pas dy barazimeve dhe humbjeve në katër xhirot e para.